Zinku dhe probiotikët forcojnë imunitetin

Zinku dhe probiotikët forcojnë imunitetin

Lifestyle nëntor 20, 2017 - 12:44

Secili njeri mesatarisht ftohet dy deri në katër herë gjatë vitit, por fakt është se ata që kujdesen në ushqimin e shëndetshëm më rrallë sëmuren.

Pra, nëse nuk dëshironi që të keni probleme të caktuara me shëndetin si dhe ta forconi imunitetin tuaj duhet t’i hani produktet të cilat do t’i paraqesim në vazhdim të këtij teksti.

Zinku

Nëse dy deri në tri herë gjatë javës hani nga një porcion të mishit të viçit dhe çdo 15 ditë mushkëri do ta furnizoni organizmin me sasinë e nevojshme të zinkut. Për ftohjen rekomandohen spërkatësit për hundë me zink, transmeton "Zeri.info".

Image

Në vjeshtë, dimër dhe pranverë duhet që ta merrni pilula me zink. Preparatet e kombinuara të zinkut me vitaminë C nuk janë të nevojshëm pasi që rritja e sasisë së vitaminës C shumë lehtë mund të përmirësohet me konsumimin e ushqimeve të caktuara.

Në ushqimet e pasuara me zink bëjnë pjesë mishi i viçit, mushkëritë, fara të lulediellit, por edhe shumë ushqime të tjera.

Image

Probiotikët

Probiotikët janë baktere të acidit të qumështit dhe nga maja e kërpudhave të cilat janë të dobishme për zorrën e trashë dhe forcojnë masat mbrojtëse të organizmit. Zorrët janë organet imunologjike më të rëndësishme në trup.

Dy të treta e forcave mbrojtëse është e vendosur në zorrë, ndërsa probiotikët kontribuojnë në forcimin e tyre. Megjithatë, nuk duhet që të blini prodhime të shtrenjta të cilat shpesh përmbajnë sheqer dhe yndyrë.

Edhe qumështi i thartë, lakra e freskët turshi dhe perimet nga turshitë janë të pasura me probiotikë. Nëse çdo ditë pini nga një gotë me jogurt apo hani lakra turshi do t’i forconi masat mbrojtëse në organizëm. /ZËRI/ 

 

Image