Fitoi rreth 134 milionë euro në lotari, por më shumë se gjysmën ua dha të tjerëve

Fitoi rreth 134 milionë euro në lotari, por më shumë se gjysmën ua dha të tjerëve

Kuriozitete September 07, 2026 - 08:54

Frances Connolly nga Anglia fitoi rreth 134 milionë euro në lotari së bashku me bashkëshortin e saj, Paddy, në vitin 2019. Por, në vend që pasurinë ta shpenzonte për luks, ajo vendosi të dhuronte më shumë se gjysmën e saj.

Punonjësja sociale dhe mësuesja u dha shuma të mëdha parash familjarëve dhe miqve, ndërsa më pas themeloi një fondacion për të ndihmuar komunitetin ku jeton, transmeton Klankosova.

Fondacioni i saj ka financuar projekte për të moshuarit dhe personat e vetmuar, ka blerë karvanë për të rinjtë që kujdesen për familjarët e tyre, ka shpërndarë pako ushqimore dhe ka vendosur defibrilatorë në klube sportive.

Connolly tha se Dolly Parton ishte frymëzim për punën e saj bamirëse.

“Përderisa fëmijët janë të sistemuar dhe kanë mjaftueshëm për të jetuar mirë, nuk e shihja kuptimin ta mbaja gjithë atë pasuri”, ka thënë ajo.

Image