Ku i mbani paratë në shtëpi?, ky detaj mund të ndikojë në fatin financiar
Vendi ku i mbani paratë në shtëpi mund të ketë më shumë rëndësi nga sa mendoni – të paktën sipas Vastu Shastra-s, një sistem tradicional indian që lidh organizimin e hapësirës me energjinë dhe mirëqenien.
Sipas këtij besimi, paratë, kursimet ose kasaforta nuk duhet të vendosen rastësisht në çdo pjesë të shtëpisë. Zona veriore konsiderohet veçanërisht e favorshme për financat dhe prosperitetin.
Një tjetër këshillë lidhet me drejtimin e hapjes së kasafortës ose dollapit ku ruhen paratë. Sipas Vastu-s, rekomandohet që ai të vendoset në mënyrë që të hapet drejt veriut, drejtim që tradicionalisht lidhet me pasurinë.
Por nuk është vetëm pozicioni që konsiderohet i rëndësishëm. Hapësira ku mbahen paratë këshillohet të jetë e pastër, e rregullt dhe pa sende të thyera apo të panevojshme. Sipas këtij besimi, rrëmuja mund të pengojë rrjedhën e energjisë pozitive dhe prosperitetit.
Gjithashtu, këshillohet që vendi ku ruhen kursimet të mos jetë pranë një burimi uji ose në një zonë me lagështi, pasi uji që rrjedh lidhet simbolikisht me largimin e parave nga shtëpia.
Natyrisht, këto këshilla bazohen në Vastu Shastra dhe besime tradicionale, jo në prova shkencore. Megjithatë, praktika të tilla vazhdojnë të ndiqen nga shumë njerëz edhe sot. /Prive Bruto