Tri pula në Gjermani “kapen” duke udhëtuar në klasin e parë të trenit

Tri pula në Gjermani “kapen” duke udhëtuar në klasin e parë të trenit

Kuriozitete October 16, 2025 - 11:24

Tri pula u gjetën në klasin e parë në trenin e linjës S6 nga Eseni drejt Këlnit, të ulura mbi një shtresë kashteje.

Sipas zëdhënësit të Deutsche Bahn, makinisti i vuri re vetëm në stacionin e fundit.

Pulat u dorëzuan më pas te shërbimi i shpëtimit të kafshëve, ndërsa treni duhej të pastrohej plotësisht.

Ende nuk dihet kush i transportoi ose i la aty shpendët.

Policia federale ka nisur hetimet për ndotje të hapësirave të transportit publik dhe po kqyr pamjet e kamerave të sigurisë. /DW