Parashikimi i frikshëm, si do duken influenceret në vitin 2050?

Parashikimi i frikshëm, si do duken influenceret në vitin 2050?

Kuriozitete September 04, 2025 - 12:18

Një figurë digjitale e quajtur Ava po trondit rrjetin me parashikimin e saj të frikshëm për vitin 2050. Ky “influencer i së ardhmes” nuk është aspak glamuroz, përkundrazi – është një tablo e errët e pasojave që sjell obsesioni pas famës online.

Image

Në fotot e publikuara Ava shfaqet me qafë të përkulur e shpinë të deformuar, rezultat i orëve të gjata duke u ulur para kamerës dhe telefonit. Lëkura e saj duket e rrudhur e e djegur nga dritat e ring light, ndërsa makijazhi i tepërt ka lënë shenja të përhershme. Nën sytë e errësuar fshihen netët pa gjumë, ku gara për t’u dukur perfekte ka marrë përparësi ndaj shëndetit.

Image

Por tabloja bëhet edhe më e frikshme: ekspertët që krijuan Avën thonë se ky është rezultati i viteve me botox dhe filler-a të tepërt, që e kanë shndërruar fytyrën e saj në një maskë artificiale. Ajo madje ka filluar të humbasë flokët nga përdorimi i zgjatimeve, duke sjellë pamjen e ashpër të alopecisë.

Image

Me një orar marramendës deri në 90 orë punë në javë për të mbajtur ndjekësit aktivë, ky model është paralajmërim i qartë: nëse rrjetet sociale mbeten obsesioni kryesor, fama e sotme mund të kthehet në mallkim nesër.

A është ky vetëm një skenar i frikshëm i krijuar për të trembur publikun, apo vërtet kjo është fytyra e së ardhmes? Një gjë është e sigurt: imazhi i Avës po hap një debat të madh dhe të pakëndshëm në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu