Gruaja amerikane jetoi për më shumë se katër muaj me një veshkë derri, një rekord

Gruaja amerikane jetoi për më shumë se katër muaj me një veshkë derri, një rekord

Kuriozitete April 12, 2025 - 00:57

Një gruaje amerikane iu desh të hiqte veshkën e saj të transplantuar atë të derrit pas më shumë se katër muajsh, sepse trupi i saj filloi ta refuzonte, gjë që gjithsesi përfaqëson një periudhë rekord të jetës me organin, njoftoi sot spitali që kreu operacionin.

Towana Looney, një 50-vjeçare nga Alabama, iu nënshtrua një transplanti gjenetikisht të modifikuar të veshkës së derrit në fund të nëntorit, një praktikë që është ende shumë eksperimentale, por ofron shpresë për trajtimin e mungesës kronike të organeve.

Heqja e veshkës tregon se sa larg është ende ai synim, por fakti inkurajues është se organi ka përmbushur funksionet e tij për 130 ditë, ose më shumë se katër muaj, që është një rekord.

Deri më tani, asnjë pacient nuk ka arritur të mbijetojë më shumë se dy muaj pas një transplanti të tillë, shkruajnë mediat e huaja.

“Për herë të parë që nga viti 2016, unë kam qenë në gjendje të shijoj kohën me miqtë dhe familjen, pa pasur nevojë të planifikoj gjithçka rreth trajtimeve të dializës”, tha pacienti në një deklaratë të ndarë nga Spitali NYU Langone në New York.

Ajo është “shumë mirënjohëse” edhe pse rezultati nuk ishte ai që të gjithë kishin shpresuar.

Raportohet se gruaja amerikane i dhuroi një nga veshkat nënës së saj në vitin 1999 dhe ishte në dializë për tetë vjet pasi një ndërlikim shtatzënie i dëmtoi veshkën e mbetur.

Në pamundësi për të gjetur një dhurues të përshtatshëm, ajo u lejua të merrte një veshkë të modifikuar gjenetikisht pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

“Pavarësisht rezultateve fillestare inkurajuese, në fillim të prillit ajo përjetoi një rënie të funksionit të veshkave për shkak të refuzimit akut”, tha kirurgu i saj, Robert Montgomery.

Ndryshe, vendimi për të hequr organin u mor nga pacientja dhe mjekët e saj për të ruajtur “mundësinë e një transplanti të ardhshëm”.