Shitet shtëpia e fëmijërisë e Donald Trumpit, pasi “u pushtua” nga macet

Shitet shtëpia e fëmijërisë e Donald Trumpit, pasi “u pushtua” nga macet

Kuriozitete April 07, 2025 - 09:50

Shtëpia e fëmijërisë së presidentit amerikan, Donald Trump, është shitur “pasi u pushtua nga macet e egra”.

Prona në Queens, New York, e cila ishte shtëpia e Trumpit deri në moshën katër vjeçe, u shit për 760 mijë euro.

Image

Shtëpia dykatëshe u ndërtua nga babai i presidentit, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Fred C Trump, në vitin 1940.

Ka vite që ka mbetur bosh, me banorët e vetëm një koloni macesh të egra.

Image

“Një shtëpi e bukur mbeti e braktisur dhe askush nuk u kujdes për të gjatë gjithë kësaj kohe”, tha një fqinj, i cili kërkoi të mbetet anonim, përcjell telegrafi.

Image