Cili është destinacioni më romantik në botë në vitin 2024?

Cili është destinacioni më romantik në botë në vitin 2024?

Kuriozitete December 29, 2024 - 08:03

Bali, parajsa tropikale e Indonezisë, është cilësuar si destinacioni më romantik në botë në World Travel Awards 2024, duke forcuar reputacionin si vendi më i mirë për çiftet që kërkojnë përvoja të paharrueshme.

Sipas News.com.au, Bali mundi vende si Maldivet, St Lucia në Karaibe dhe Mauritius për të fituar titullin prestigjioz. Kjo është hera e parë që një destinacion në Azinë Juglindore dhe Indonezi e merr këtë njohje.

Ai njihet për plazhet e pacenuara, peizazhet natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe ka qenë prej vitesh i preferuari i udhëtarëve dhe gjithnjë e më shumë çifte organizojnë dasma apo muaj mjalti atje.

Sharmi romantik i Balit i dha atij titullin e destinacionit më të mirë të muajit të mjaltit sipas TripAdvisor.

“Kjo njohje na motivon që të vazhdojmë t’i tregojmë botës bukurinë e Indonezisë dhe të sigurojmë që Bali, së bashku me destinacionet e tjera, të shkëlqejë edhe më shumë”, tha Ministria e Turizmit indonezian.

I renditur rregullisht ndër destinacionet më të mira të udhëtimit në botë, Bali ofron një kombinim të rrallë të trashëgimisë së pasur kulturore, bukurisë natyrore mahnitëse, njerëzve mikpritës dhe një gamë të gjerë përvojash.

I njohur si ishulli i perëndive, spiritualiteti i tij i rrënjosur thellë është në kontrast të plotë me imazhin modern të një pike turistike të gjallë. Ky dinamizëm është ajo që e bën Balin pafundësisht magjepsës dhe shpesh të keqkuptuar, thanë nga World Travel Awards. /telegrafi

Videon e plotë mund ta gjeni KETU: