Serbia përkujton Esat Pashë Toptanin

Serbia përkujton Esat Pashë Toptanin

Kuriozitete tetor 02, 2014 - 21:14

BEOGRAD - Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka njoftuar se Serbia sivjet e përkujton Esat Pashë Toptanin. Ai duke folur për këtë përkujtim East Pashën e ka quajtur “aleat e komandant i famshëm dhe ministër i parë i brendshëm e pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë në fillimin e shekullit 20.

 

Sipas fjalëve të tij Esat Pashë Toptani ka qenë “mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serb, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, me xhandarë të vet e ka mbrojtur nga bandat kaçake dhe i cili duke përcjellë mbretin dhe Qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut.

 

”Këtë shembull e përmend me qëllimi ilustrimi që në historinë nuk ka qenë çdo gjë e zezë për dallim nga e tashmja dhe e kaluara dhe nuk duhet që çdo gjë të jetë e zezë”, ka përfunduar Gjuriq.

 

Zyrtari i lartë serb nuk ka treguar për ditën që do t’i kushtohet Esat Pashë Toptanit, i cili në historiografinë shqiptare njihet tradhtar i vendi dhe i cili u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor 1920 në Paris, Francë.