U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

Kuriozitete May 21, 2024 - 14:12

Një burrë 50-vjeç ka nxitur reagime të ashpra pasi u filmua duke u hedhur mbi balenën derisa ishte në një jaht në brigjet e Zelandës së Re, e miqtë që ishin më të  e duartrokitën për veprimin.

Videoja amatore shfaq burrin nga Auckland, i cili dënua me 600 dollarë për këtë veprim – duke u hedhur nga anija dhe ra mbi balenën që ishte pranë tij në Devonport.

Pamjet janë shpërndarë në Instagram, dhe kanë nxitur reagime të ashpra nga adhuruesit e kafshëve që dënuan ashpër veprimin e tij.

Në videon njëminutëshe, shihet balena duke dalë mbi sipërfaqen e ujit dhe momentin kur burri hidhet sipër.

Ishte policia që reagoi menjëherë duke identifikuar burrin, të cilit më pas i trokitën dhe e ftuan për intervistim ku edhe iu shqiptua dënimi. /Telegrafi