Kjo është gjëja më e rrezikshme në Tokë, do të vdisni 5 minuta pasi ta prekni dhe gjendet në Ukrainë
Aksidenti në termocentralin bërthamor të Çernobilit, pranë qytetit të Pripyat në Ukrainë, konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë mjedisore në histori.
Dhe, a e dini se në zemër të Zonës Famëkeqe të Përjashtimit (nën reaktorin numër 4) ekziston një objekt radioaktiv vdekjeprurës që vret në minuta? Për shkak të formës së saj të çuditshme, ajo u quajt “këmba e elefantit”.
Është një masë e materialit toksik, i krijuar në agimin e katastrofës bërthamore në vitin 1986, nga koriumi shumë i rrezikshëm.
Shërbimet e shpëtimit zbuluan “këmbën e elefantit” të shtrirë në dhomën e errët dhe besohet se materiali ka rrjedhur nga reaktori dhe ka përfunduar në dyshemenë mbrojtëse.
Pas kontaktit me betonin, ai ndryshoi përbërjen, u ftohë dhe u ngurtësua, raporton thesun.
Sipas leximeve, masa ende lëshon rrezatim të mjaftueshëm sot për të vrarë në 300 sekonda.
Nëse do të ndodhte një kontakt i tillë, pasojat do të ishin gjakderdhje e brendshme, konvulsione, të vjella të pakontrolluara, diarre dhe sigurisht një vdekje e dhimbshme.
Shumë besojnë se “këmba e elefantit” është mbetjet më të rrezikshme në botë dhe publiku deri më sot ka parë vetëm dy foto.
Rrezatimi ka ndikuar edhe tek kamerat, pra ato janë të cilësisë më të dobët, pavarësisht nga pajisjet e përdorura. /Telegrafi/