Manovrat e rrezikshme të një burri mbi tren shqetësojnë shikuesit

Manovrat e rrezikshme të një burri mbi tren shqetësojnë shikuesit

Kuriozitete March 14, 2024 - 14:23

Pamjet e një burri teksa kryen manovra të rrezikshme mbi tren kanë “pushtuar” internetin, duke shkaktuar habi dhe kritika nga përdoruesit.

Videoja ku shfaqet akti i pamatur është postuar në Instagram nga përdoruesi amarbangleramati dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.

Ajo dyshohet se është filmuar në Bangladesh.

Në klip shihet një burrë i cili ulet në mënyrë të pasigurt mbi tren, ashtu si personazhi i videolojës Subway Surfers i cili vrapon përgjatë shinave të trenit duke shmangur rreziqet.

Këto pamje kanë ngjallur një mori reagimesh në internet. Shumë prej shikuesve mbetën të shtangur, dhe e kritikuan sjellën e pamatur të burrit.