![Fotografia virale e tre të moshuarve: Me plisa në odë, por “të zhytur thellë në botën digjitale”](/uploads/zeri.info/images/2024/February/25/auto_pleq1708898475.jpg)
Fotografia virale e tre të moshuarve: Me plisa në odë, por “të zhytur thellë në botën digjitale”
Kuriozitete
February 25, 2024 - 23:01
Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale e tre të moshuarve që qëndrojnë në një odë, secili prej tyre i përqendruar thellësisht në telefonat e tyre të mençur, është bërë virale në rrjetet sociale.
Fotoja e të moshuarve me telefona inteligjentë kujton padyshim ndikimin e teknologjisë në jetën tonë shoqërore në të gjitha grupmoshat pa dallim.
Ndonëse me plisa në kokë e të bashkuar në një odë, të tre të moshuarit shihen thellësisht të përqendruar në ‘botën e tyre digjitale’.
Fotoja ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u shpërndarë kudo.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/February/25/auto_pleqt1708898491.jpg)