Çfarë ndodh kur rrufeja godet aeroplanin?

Çfarë ndodh kur rrufeja godet aeroplanin?

Kuriozitete February 03, 2024 - 23:44

Goditja e aeroplanëve nga rrufeja nuk është edhe aq e rrallë sa mund të mendojë dikush, por fatmirësisht aeroplanët modernë janë krijuar për t’i bërë ballë një rrufeje të fuqishme.

Shumica e aeroplanë komercialë goditen nga rrufeja një ose dy herë në vit, ku vetë aeroplani ndonjëherë shkakton rrufe duke rritur fushat elektrike.

Siç raportohet, një pjesë e madhe e vetëtimave ndodhin kur aeroplani po fluturon nëpër një re gjatë ngritjes dhe uljes, dhe më pak se 10 për qind të goditjeve ndodhin mbi ose nën re.

Siç raportohet, një pjesë e madhe e vetëtimave ndodhin kur aeroplani po fluturon nëpër një re gjatë ngritjes dhe uljes, dhe më pak se 10 për qind të goditjeve ndodhin mbi ose nën re.

Ndonëse shumica e fluturakeve mund të funksionojnë normalisht pas goditjes, ndonjëherë pilotët mund të vendosin të bëjnë një ulje emergjente nëse ekranet ose sistemet janë prekur nga goditja.

Rrufeja zakonisht godet pjesët e aeroplanit sikurse majën e krahut, ose hundën e fluturakes.

Fatmirësisht, aeroplanët janë përçues të shkëlqyeshëm të elektricitetit pasi janë bërë nga alumini, bakri dhe metale të tjera, që do të thotë se ngarkesa mund të hyjë dhe të dalë nga aeroplani pa ndikuar në brendësi të aeroplanit dhe pasagjerëve. /telegrafi

Image

Image