Surpriza në ADN e shqiptarëve: “Gjysma e banorëve të Shqipërisë, kosovarë”
Foto: Laura Hasani

Surpriza në ADN e shqiptarëve: “Gjysma e banorëve të Shqipërisë, kosovarë”

Kuriozitete December 07, 2023 - 21:45

Gjergj Bojaxhiu ka krijuar një projekt shqiptar të ADN, me emrin “Rrënjët”, ku të gjithë mund të kuptojnë prejardhjen krahinore apo vendin.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se të gjithë shqiptarët mund të dërgojnë rezultatet e ADN në faqen “Rrënjët.com” dhe mund të kuptojnë se kanë ardhur të parët e tyre qindra vjet më parë.

Bojaxhiu ka theksuar se ky projekt është realizuar në mënyrë vullnetare dhe kupton se si shqiptarët kanë lëvizur në Ballkan apo çfarë rrënjësh kanë.

Sipas tij, në popullatën shqiptare nuk ka linja turke dhe pse kemi qene 500 vjet nën sundim.

“ADN është një vegël që ndihmon në gjetjen e rrënjeve. Te projekti ‘Rrënjët’ krahason rezultate e ADN se ku janë shpërndarë këta njerëz shqiptarë. Ti kupton se si ka lëvizur në Ballkan dhe çfarë rrënjësh ke. Kjo është ta shikosh gjenetikën jo dimensionale. Gjenetika është diçka komplekse dhe bëhen teste sepse ju jeni gjysmë nga nëna e gjysmë nga babait. Por testet më të sakta janë ato që janë xx që merr nga nëna dhe xy merr nga babai.

Ne jemi një grup vullnetarësh dhe faqja e projektit është “Rrënjët.com” dhe mbetet në kuadër të hobit. Është një faqe të hapur dhe çdo shqiptarë kudo që të jetë mund të bëjë analizat dhe rezultatet të na i dërgojë ne dhe ne të japim të dhënat.

Në popullatën shqiptare nuk ka linja turke dhe pse kemi qene 500 vjet nën sundim.

E vetmja gjë që diskutohet është çfarë është vlera dhe mangësia e ADN. Ajo që ADN nuk të tregon është pse është kjo gjë. Në qoftë se deri dje, ne jemi bërë një shoqëri që ngrihet në mëngjes dhe ka parë një ëndërr, ADN tregon se si është e vërteta. Ne jemi më të vjetrit në Evropë. Në kohën e bronzit një popullatë është ndarë dhe disa kanë ardhur në Shqipëri, disa në Gjermani dhe në Francë”, u shpreh Bojaxhiu.