Një grua turke merr qengjin me vete në vendvotim

Një grua turke merr qengjin me vete në vendvotim

Kuriozitete May 28, 2023 - 13:49

Derisa qytetarët e Turqisë ia kanë mësyrë qendra të votimit, për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar për të preferuarin e tyre, një ngjarje e pazakontë është regjistruar nga mediat e atjeshme,

Një votuese turke ka mbërritur në një qendër votimi në Stamboll, për të votuar me qengjin e saj të bardhë që e ndiqte nga pas.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpërndanë videon e votueseve turke që ishte shoqëruar nga qengji, e pamjet brenda pak minutave janë bërë virale.

Ajo në video shihet duke u futur në klasën e një shkolle, kurse pas saj futet edhe qengji që kishte të veshur një lloj xhemperi.

E derisa votoi dhe fletëvotimin e futi në kuti, atë e priste qengji derisa komisionerët shikonin me habi. /Telegrafi/