Vdes njeriu me hundën më të gjatë në botë

Vdes njeriu me hundën më të gjatë në botë

Kuriozitete May 18, 2023 - 19:00

Ka ndërruar jetë njeriu me hundën më të gjatë në botë.

Mehmet Ozyurek ka vdekur në një spital në qytetin turk, Rize pasi ka pësuar një sulm në zemër pak çaste para se të kryente një ndërhyrje kirurgjike në tru, raporton t24.com.tr.

Burri 74-vjeçar, i cili fitoi disa herë radhazi Kampionatin Botëror për Hundën më të Gjatë dhe hyri në Librin e Rekordeve “Guinness” me hundën prej 8.8 centimetra, vdiq nga një sulm në zemër para transplantit të enëve të gjakut në tru.

Ozyurekit, të cilit iu rëndua papritur shëndeti dhe pësoi sulmin në orët e para të mëngjesit së sotëm, mjekët nuk mundën t’ia shpëtojnë jetën me gjithë përpjekjet e mëdha.

Image

“Unë do të bëj një transplant të enëve të trurit në Spitalin Shtetëror të Rizes, shpresoj që operacioni të jetë i suksesshëm”, ishte mesazhi i fundit që ai e kishte shkruar në rrjetet sociale.

Mësohet se Mehmet Ozyurek do të varroset gjatë ditës së nesërme (e premte) në qytetin Artvin. /Telegrafi/