Kapet peshku i kuq më i madh në botë

Kapet peshku i kuq më i madh në botë

Kuriozitete November 22, 2022 - 19:18

Peshqit e kuq mbahen zakonisht në akuariume të vogla, nëpër banesa, por nuk është ky rasti i një peshku të kuq të kapur së fundmi në Francë.

Andy Hackett ka kapur më të madhin në botë, që peshon 30,5 kg.

“Gjithmonë e kam ditur që një peshk i tillë ishte diku rrotull, por nuk e mendoja kurrë se mund ta kapja një ditë. Pata fat”, tha peshkatari.

Sipas mediave angleze, këtij peshkatari iu deshën 25 minuta që ta kapte këtë peshk të kuq të rrallë./A2CNN

Image

Image

Image