Teleskopi Webb la pa fjalë edhe vetë shkencëtarët

Teleskopi Webb la pa fjalë edhe vetë shkencëtarët

Kuriozitete July 12, 2022 - 18:42

Puna e teleskopit Webb në hapësirë ka lënë pa fjalë jo vetëm njerëzit që kanë parë imazhet spektakolare nga hapësira, por edhe vetë shkencëtarët që kanë qenë pjesë e projektit.

Lexo edhe: Universi në duart tona!  Pse imazhet e Webb janë një moment historik për astronominë

Klaus Pontopiddan, një nga shkencëtarët, e ka përshkruar momentin kur ekipi filloi të merrte informacion nga teleskopi Webb si shumë emocionues.

“Njerëzit ishin pa fjalë dhe kishte emocione, sepse ne menjëherë mund të shihnim se sa i mahnitshëm do të ishte ky observator – detajet, mprehtësia, thellësia – dhe kur pamë imazhet e para me ngjyra e dinim se kishim një fitues”, ka thënë ai. /abcnews