Ia vodhi telefonin gazetarit teksa ishte në transmetim direkt, hajduti ekspozohet para mijëra shikuesve

Ia vodhi telefonin gazetarit teksa ishte në transmetim direkt, hajduti ekspozohet para mijëra shikuesve

Kuriozitete October 21, 2021 - 13:07

Një person është arrestuar pasi besohet t’ia ketë vjedhur telefonin një gazetari nga duart e tij teksa ai ishte në një transmetim direkt në Egjipt.

Mahmoud Ragheb, reporter për ueb-faqen e lajmeve “Youm7”, ishte duke incizuar “live” pasojat e një tërmeti nga rrugët e Kajros kur një burrë me motoçikletë kaloi me shpejtësi pranë tij dhe ia mori telefonin, raporton raporton "The Guardian".

Hajni i supozuar pa dijen e tij transmetoi fytyrën e tij para mijëra shikuesve teksa iku nga vendi i ngjarjes e që po vazhdonte të pinte cigare sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Zeri.info.

Më shumë se 20 mijë persona po e shikonin transmetimin direkt në atë kohë. Shumë nga ta nisën kërkimin për hajnin pasi kamera e telefonit ishte lënë e ndezur dhe pamjet e incidentit qarkulluan me të madhe në për media.

Zyrtarë nga Ministria e Brendshme thanë se përdorën “teknologjinë moderne” për të identifikuar të dyshuarin nga transmetimi direkt, raportoi “Youm7”.

I dyshuari u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e tij dhe u dërgua në stacionin policor në Qalyub ku ai e pranoi krimin.

Videoja ka tërhequr mbi 6.2 milionë shikime dhe 45 mijë komente në më pak se 24 orë.

Policia tha se hajni tashmë e kishte shitur telefonin. /Zëri