Vdes një grua nga kafshimi i tigrit pasi dera e kafazit ishte harruar e hapur
Foto ilustruese

Vdes një grua nga kafshimi i tigrit pasi dera e kafazit ishte harruar e hapur

Kuriozitete August 07, 2021 - 14:43

Një grua ka humbur jetën në vend , pasi u sulmua nga një tigër i cili e kafshoi atë në qafë teksa ajo po punonte në park.

Gruaja e cila nuk është identifikuar nga policia, ishte pjesë e stafit që punonte në parkun e kafshëve të egra në Kili, Amerika e jugut.

Ajo mori një plagë të tmerrshme në qafë gjatë incidentit tronditës në dhe vdiq “në vend”, thanë policët.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Do Not Forget To Install This Tool First Before Going Online In PristinaTheTopFiveVPN

Ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes tragjike, u bë dera e hapur e rrethimit të tigrit.

Kafshët në park lëvizin lirshëm ndërsa vizitorët kalojnë me makinë dhe i vëzhgojnë ato në habitatet e tyre.

Fotot promovuese tregojnë luanët që ngjiten mbi automjetet e rrethuar me hekur.

Sidoqoftë, kur punonjësit punojnë, kafshët janë të mbyllura në rrethimet e tyre.

Williams Espinoza nga policia e Rancagua tha: “Ajo nuk e kuptoi që dera e kafazit të kafshës ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri, duke shkaktuar vdekjen e saj në vend.”

Parku safari u mbyll ndërsa policia po heton ngjarjen. /TCH