30 vjet ndërprerje të studimeve, nëna diplomon bashkë me tre fëmijët në të njëjtën ditë

30 vjet ndërprerje të studimeve, nëna diplomon bashkë me tre fëmijët në të njëjtën ditë

Kuriozitete July 11, 2021 - 11:34

Alisa Perry Johnson pas 30 vjet të ndërprerjes së studimeve ka realizuar ëndrrën e saj të diplomimit – teksa këtë ditë do ta kujtoj gjithmonë pasi diplomoi në të njëjtën ditë me tre fëmijët e saj.

Ajo kishte ndërprerë studimet pasi ishte bërë nënë teksa humbja e vendit të punës gjatë pandemisë e kishte shtyrë që t’ju rikthet studimeve, shkruan Fox News.

“E di që jam diplomuar, por ishte emocionuese që pashë fëmijët e mi të diplomoheshin”, tha Johnson.

Ajo ka treguar se i kanë ndihmuar dy vajzat e saja pasi matematika nuk kishte qenë e njëjtë si ajo që e kishte mësuar kur ishte vet në shkollë para 30 vjetësh.

Vajza e vogël, Mia, ka diplomuar nga shkolla fillore si më e suksesshmja e klasës së saj. Vajza e saj e mesme, Makaela, ka diplomuar nga shkolla e mesme dhe është drejtuar për në Universitetin Tuskegee ndërsa djali, Malik, ka diplomuar në Universitetin Georgetown.

Nëna e sapodiplomuar ka thënë se sekreti i saj për të pasur fëmijë të suksesshëm është t’i mbështesësh ata./klankosova