Kinezët shpikin bluzën “inteligjente” që ul temperaturën e trupit deri në 5°C

Kinezët shpikin bluzën “inteligjente” që ul temperaturën e trupit deri në 5°C

Kuriozitete July 09, 2021 - 16:10

Studiuesit kinezë kanë njoftuar se kanë krijuar një bluzë "inteligjente", që zvogëlon temperaturën e trupit me pesë gradë Celsius. 

E ashtuquajtura "post-pëlhurë" duket si një bluzë e thjeshtë me mëngë të shkurtra, që mbron njerëzit nga temperaturat e larta, duke  mbajtur freskët trupin.

Studiuesit kinezë në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huatsong, që botuan studimin në revistën Science, sipas New Scientist, kanë hartuar pëlhurën e parë, që ul temperaturën e trupit me 5 gradë celcius.

Për të qenë sa më efektive, bluza duhet të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me me lëkurën. /oranews