Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Unaza e zjarrit - Sot eklipsi diellor, ja ku do të shihet

Unaza e zjarrit - Sot eklipsi diellor, ja ku do të shihet

Kuriozitete June 10, 2021 - 12:04

Hëna do të bllokojë pjesërisht diellin këtë të enjte duke krijuar një eklips diellor, i quajtur ndryshe "unazë zjarri". Ky është eklipsi i parë diellor për muajin qershor dhe pritet të shihet më shumë në hemisferën veriore, kryesisht në Grenlandë, Rusinë veriore dhe Kanada.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna kalon midis diellit dhe Tokës, e cila bllokon një pjesë të rrezeve të diellit, sipas NASA. Ky eklips është unazor, duke lënë vend që drita e ndritshme të shkëlqejë rreth skajeve, që do të thotë se hëna është mjaft planetit tonë, sa që duket më e vogël se dielli.

Vendet e tjera në hemisferën veriore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, do të jenë në gjendje të shohin një eklips të pjesshëm. Rruga e unazës - e cila gjurmon se ku shihet unaza e zjarrit - do të fillojë në veri të Shteteve të Bashkuara, pastaj mbi Arktik, përpara se të përfundojë në Rusinë Verilindore.

Për të gjithë vendet e Europës që nuk do të jenë në gjendje të shohin eklipsin, NASA dhe Projekti Virtual Telescope do të transmetojnë pamje të drejtpërdrejta në internet.

Është e rëndësishme që të gjithë ata që do të shohin eklipsin diellor të mbrojnë sytë duke siguruar një filtër diellor, më të sugjeruarat janë "syzet Eclipse".

Pas eklipsit diellor më 10 qershor, mundësia tjetër për të parë një eklips nuk do të vijë deri më 19 nëntor. Dhe viti do të mbyllet me një eklips të plotë të diellit më 4 dhjetor./oranews