Eklipsi i pjesshëm diellor i 10 qershorit mund të shihet në internet
Foto Ilustruese

Eklipsi i pjesshëm diellor i 10 qershorit mund të shihet në internet

Kuriozitete June 09, 2021 - 09:48

Eklipsi i parë diellor i këtij viti do të ndodhë të enjten e 10 qershorit, por që shumë pak do të shihet në Evropë. Ky fenomen do të shihet më së miri në Kanadanë lindore, Rusinë lindore dhe Groenlandë, ku nuk do të duket i plotë, por unazor. Kjo varet nga distanca e Diellit dhe Hënës nga planeti ynë. Kur ndodh një eklips dhe sateliti ynë, gjatë orbitës së tij, është në një pozicion relativisht larg Tokës siç është në 10 qershor, madhësia e dukshme nuk është e mjaftueshme për të errësuar të gjithë diskun e Diellit. Efekti është i një Hëne që duket se “hyn” në Diell, duke lënë një kurorë të jashtme të yllit tonë të zbuluar, të cilit i jepet emri sugjerues i unazës së zjarrit.

Kushdo që dëshiron të vëzhgojë këtë “fetë” të errët të Diellit duhet të mos shikojë drejtpërdrejt në yllin tonë, as me dylbi dhe as me sy të lirë, pa përdorur një filtër diellor të përshtatshëm. Syzet e diellit  dhe pajisje të ngjashme nuk mbrojnë aspak nga rreziqet që lidhen me vëzhgimin e diellit.

Ata që duan të shohin unazën e zjarrit me gjithë shkëlqimin e saj mund të ndjekin eklipsin drejtpërdrejt në faqen e Projektit Virtual Telescope ( The Virtual Telescope Project).

Takimi me eklipsin tjetër diellor është caktuar për 4 Dhjetor dhe për ta parë drejtpërdrejt do të duhet të shkosh në Antarktidë! /a2cnn