Astronautët fluturojnë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, për herë të parë me një raketë të përdorur SpaceX

Astronautët fluturojnë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, për herë të parë me një raketë të përdorur SpaceX

Kuriozitete April 21, 2021 - 13:23

Për herë të parë, udhëtarët e hapësirës do të nisen në orbitë me një kapsulë dhe raketë të ricikluar.

Të enjten, astronautët e NASA-s do të nisen për në ISS për herë të parë me një raketë të përdorur Falcon-9 nga SpaceX.

Kapsula hapësinore “Crew Dragon” tashmë është ankoruar në stacionin hapësinor, transmeton Telegrafi.

Fillimi i misionit “Crew 2 ” është planifikuar për në 22 prill në 12:11 pasdite (CEST).

Një total prej 4 udhëtarësh hapësinorë do të nisen për në ISS.

Astronautët e NASA-s, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, astronaut i ESA Thomas Pesquet dhe ai japonez Akihiko Hoshide do të jenë në ekuipazh.