Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Aeroplani “i harruar” që rrëshqiti nga pista në Turqi do të shndërrohet në restorant

Aeroplani “i harruar” që rrëshqiti nga pista në Turqi do të shndërrohet në restorant

Kuriozitete April 01, 2021 - 09:54

Tri vjet pasi rrëshqiti nga pista dhe përfundoi në një shpat, një aeroplan pasagjerësh, i braktisur në fatin e tij, më në fund do të ketë një funksion të ri: do të shfrytëzohet si një restorant.

Sipas mediave turke, Komuna e rrethit e Yomra, në provincën Trabzon, ku rrëshqiti aeroplani, njoftoi se tre biznesmenë do të investojnë 4 milionë Lira Turke (rreth 482,000 dollarë) për të ri-përdorur aeroplanin në një restorant që shërben pide, pjata popullore e rajonit të Detit të Zi.

Siç bëhet e ditur, aeroplani po udhëtonte nga kryeqyteti Ankara për në Trabzon më 13 janar 2018, kur pilotët humbën kontrollin gjatë uljes.

Aeroplani ishte “varrosur” në baltë, vetëm 25 metra larg detit, në anën e një shkëmbi. Asnjë nga 162 pasagjerët ose gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u plagosën në aksident.

Më pas aeroplani u hoq nga vendi i aksidentit dhe u vendos në aeroport, ku qëndroi për muaj përpara se kompania e sigurimeve ta vendoste atë në shitje.

Komuna e Yomra bleu aeroplanin për ta shndërruar atë në një “Millet Këraathanesi”, një koncept i kafenesë-bibliotekës i popullarizuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Sidoqoftë, plani nuk u realizua kurrë dhe aeroplani u braktis në një hapësirë të përdorur si një treg.

Mustafa Bëyëk, kryetari i ri i Bashkisë Yomra, tha se ata vendosën t’ia dorëzojnë aeroplanin tre investitorëve dhe fluturakja do të zhvendoset në një bregdet, si vendi i fundit ku ai u ul ose nuk arriti të ulej.

Bëyëk i tha Agjencisë së Lajmeve Ihlas (IHA) të mërkurën se aeroplani do të jetë në vendin e tij të ri brenda tre muajve. /Telegrafi/