Lamtumirë dentistë! Shkencëtarët gjejnë kurën “çudibërëse”, dhëmbët rriten nga e para

Lamtumirë dentistë! Shkencëtarët gjejnë kurën “çudibërëse”, dhëmbët rriten nga e para

Kuriozitete March 31, 2021 - 15:50

Për pjesën më të madhe të njerëzve, vizita tek dentisti është një bezdi e nevojshme, ndërkohë që në disa raste, shndërrohet në një makth të vërtetë, edhe ekonomik.  

Por në të ardhmen, problemet me dhëmbët mund të jenë shumë të thjeshtuara, falë një studimi revolucionar japonez.

Një ekip shkencor i universitetit të Kyotos dhe Fukuit, përmes një trajtimi gjenetik, ka zbuluar se bllokimi i gjenit USAG-1 përmes përdorimit të disa antibiotikëve që veprojnë specifikisht ndaj tij, lejon rritjen natyrale të dhëmbëve, edhe kur ata kanë rënë.

“E dinim që bllokimi i USAG-1 ndihmon në rritjen e dhëmbëve, por nuk dinim ende sa e plotë ishte ajo”, deklaroi përgjegjësi i studimit, Katsu Takahashi.

Studimet kanë dhënë rezultate të papritura dhe të shkëlqyera tek minjtë, dhe në një fazë të dytë edhe tek familja e mustelidëve, si qelbësit dhe furot, me dhëmbë më të ngjashëm me njeriun. Në të dy rastet, dhëmbët e rëna u rritën deri në formën origjinale.    

Plani i ardhshëm është eksperimentimi, tek gjitarë më kompleks si derrat dhe qentë, që do të ishte paradhoma për testimin tek njerëzit. /a2cnn