Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Ishulli më i veçantë në botë, pa makina dhe pa zhurmë (Video)

Ishulli më i veçantë në botë, pa makina dhe pa zhurmë (Video)

Kuriozitete February 23, 2021 - 14:30

Kjo parajsë në Tokë ndodhet në Holandë. Ky ishull i vogël i çuditshëm, Scheendijk, i cili duket si një çorap i shqyer sjell vetëm qetësi.

I gjithi i rrethuar me ujë të qetë midis grumbujve më të vegjël të Tokës në të cilin ka një shtëpizë, ky ishull duket i magjishëm. Ata që zgjohen në këtë vend thonë se këtu nuk mund të dëgjohet asgjë përveç cicërimave të zogjve.

 

Këtë ishull e quajnë parajsa në Tokë dhe është “i hapur” për turistët në pranverë, verë dhe vjeshtë, por jo edhe në dimër. Është e ndaluar të qëndrosh këtu në dimër. Vizitorët lëvizin ndërmjet shtëpive ekskluzivisht me varka, sepse nuk ka mundësi tjetër.

Anijet me motor nuk kanë vend këtu (sepse prishin qetësinë), kështu që do të merrni vetëm një kanoe ose një varkë me vela. Qentë dhe kafshët shtëpiake të tjera nuk lejohen këtu.

Shtëpitë e vendosura në këtë ishull të magjishëm shpesh nuk jepen me qira, sepse ato janë private. / KultPlus

Image