Alpinistët nga Nepali thyejnë rekordin, ngjitën malin K2 në mes të dimrit

Alpinistët nga Nepali thyejnë rekordin, ngjitën malin K2 në mes të dimrit

Kuriozitete January 17, 2021 - 12:39

Një ekip prej 10 alpinistësh nga Nepali vendosi një rekord të ri botëror duke u bërë i pari që arrin majën e K2, malit të dytë më të lartë në botë, në dimër.

Dhjetëra alpinistë kanë qenë në malin 8,611 metra këtë dimër duke shpresuar të bëjnë të njëjtin gjë. Por një alpinist spanjoll humbi jetën fundjavën e kaluar pasi ra nga një lartësi e madhe.

Mali K2, i cila është vetëm 200 metra më i ulët se Everest, është pjesë e Vargut Karakoram që shtrihet në kufirin mes Pakistanit dhe Kinës.

Ai është një nga 14 malet më të larta se 8,000 m, por konsiderohet gjerësisht si më i kërkuari nga të gjithë në dimër.

Prej kohësh njihet me nofkën “mali i egër”, një emër që ia vendosi alpinisti amerikan George Bell i cila tha në vitin 1953 ndërsa përpiqej ta ngjiste se “ishte një mal i egër që përpiqet t’ju vrasë”./A2NEWS