Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjeti në plazh jashtëqitjen e balenës

Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjeti në plazh jashtëqitjen e balenës

Kuriozitete December 03, 2020 - 10:18

Peshkatari i varfër tailandez Naris Suwannasang duket se është bërë milioner brenda natës pasi ka gjetur në plazhin pranë shtëpisë së tij një masë të madhe lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre.

Gjashtëdhjetëvjeçari Suwannasang e gjeti lëndën e çmuar të përdorur në prodhimin e parfumeve në plazhin e Nakhon Si Thammarat, në jug të Tailandës.

Ambergris çmohet për zgjatjen e aromave të parfumeve aq sa një version sintetik i saj është prodhuar nga industria.

Naris thërriti kushërinjtë e tij për ta çuar ngarkesën në shtëpi. Ai ishte siguruar që kishte gjetur ambergris, kur kishte testuar një pjesë të saj dhe pa që merrte flakë.

Vlera e copës së tij të ambergris llogaritet në 2.5 milionë euro.

Naris tha për gazetarët: “Do të shkoj në polici për të regjistruar këtë që kam gjetur, pasi kam frikë se ma vjedhin në shtëpi”.

Ai shtoi se një biznesmen vendas i ka ofruar të 960,000 baht tailandezë (rreth 30 000 euro) per kilogram për copën e tij rekord prej të vjelle të balenës.

Rroga aktuale e Narisit është rreth 500 euro në muaj.

Ambergris njihet si “floriri i detit”.

Fosile të substancës datojnë deri 1.75 milion vjet më parë dhe me shumë gjasa njerëzit e përdorin prej rreth 1000 vjetësh.

Lënda ka qenë mjaft misterioze deri në vitet kur nisi gjuetia masive e balenave në vitet 1800, kur u kuptua se prodhuesi i vetëm i saj ishte balena e spermës (Physeter macrocephalus).

Balenat e spermës hanë sasi të mëdha cefalopodësh si sepje e oktapodë. Në shumicën e rasteve pjesët e patretshme të presë së tyre “villen” jashtë para tretjes.

Në disa raste këto pjesë lëvizin në zorrë dhe bashkohen me njëra-tjetrën, duke krijuar gradualisht masën e ambergris. Kjo e fundit krijohet në zorrët e balenes gjatë disa viteve, të cilën ato më pas e nxjerrin si jashtëqitje apo nga sipër aparatit tretës.

Nga ambergris nxirret Ambrein, një alkool pa ngjyrë që përdoret për të zgjatur aromën e parfumeve.