Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Burri lë bakshish 3 mijë dollarë për një birrë në restorantin që po mbyllej për shkak të COVID-19

Burri lë bakshish 3 mijë dollarë për një birrë në restorantin që po mbyllej për shkak të COVID-19

Kuriozitete November 24, 2020 - 08:31

Një burrë ka lënë bakshish 3.000 dollarë për një birrë në një restorant që po mbyllej për shkak të pandemisë me COVID-19.

Burri ishte futur në “Nighttown” të dielën, në Cleveland, kishte porositur një birrë dhe kërkoi faturën e cila erdhi me 7.02 dollarë, ka shkruar në Facebook pronari i restorantit, Brendan Ring.

Ring tha se burri i uroi çdo të mirë dhe i tha ta shpërndante bakshishin me katër punonjësit e tij, shkruan AP-ja të hënën.

Derisa po largohej, Ring shikoi bakshishin dhe pa se kishte lënë 3.000 dollarë.

“U nisa drejt tij, por ai tha se nuk kishte asnjë gabim dhe se do të shiheshim kur ta rihapja restorantin”, tha ai./express