Covidi i tërë botës mund të futet në një lugë çaji

Covidi i tërë botës mund të futet në një lugë çaji

Kuriozitete November 15, 2020 - 14:12

Sasia totale e koronavirusit që ka infektuar më shumë se 53 milionë njerëz është vetëm rreth 6 mililitra ndërsa sasia totale e 53 milionë rasteve të sëmundjes në botë është 8ml, e cila mund të mbahet në një lugë çaji.

Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker, i cili tha se grimcat e virusit janë aq të vogla saqë nëse i mblidhni të gjitha ato në mbarë botën, do të mund t’i vendosnit në një lugë çaji, ani pse vlerësohet se janë 3.3 milionë miliardë qeliza me COVID-19 që qarkullojnë si të çmendura në popullatën botërore aktualisht, raporton “DailyMail”. 

“Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. Covid-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared” në “Radio 4” të BBC-së, transmeton Zeri.info.

Parker i bëri disa supozime për të dalë me këtë shifër, por thotë se edhe nëse shkohet me vlerësimet e tij më të skajshme, i tërë virusi COVID në planetë do të mund të futej brenda një gote të vogël. 

Aktualisht në botë janë të regjistruara mbi 53 milionë raste me COVID-19. SHBA-ja ka shkuar në mbi 10.8 milionë raste dhe 245,000 vdekje, teksa shtetet vazhdojnë të thyejnë rekordet ditore. 

Një model i njohur projeksionesh për COVID-19 ka paraparë që numri total i të vdekurve në SHBA mund të arrijë në 439,000 deri më 1 mars. /Zëri