Në Istog ndërtohet një shtëpi me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

Në Istog ndërtohet një shtëpi me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

Kuriozitete October 26, 2020 - 11:21

Shtëpia “Donald Trump Amerika” tashmë gjendet në Istog.

Kjo shtëpi, e cila tashmë ka përfunduar punimet, po shihet si një shenjë falënderimi për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën.

Jemi mësuar të shohim statuja, flamuj ose simbole të tjera, por kjo e fundit erdhi krejt ndryshe dhe si duket ka befasuar edhe qytetarët e Istogut.

Shtëpia, e cila mbart mbishkrimin “Donald Trump Amerika”, nuk e dimë nëse do të ketë edhe ndonjë funksion tjetër, ose thjesht një shtëpi banimi.

Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, sepse jemi mësuar që kosovarët edhe fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emrat e liderëve amerikanë. / KultPlus.com

Image