Austriaku thyen rekordin e tij të qëndrimit në kuti akulli për dy orë e gjysmë (Video)

Austriaku thyen rekordin e tij të qëndrimit në kuti akulli për dy orë e gjysmë (Video)

Kuriozitete September 06, 2020 - 21:05

Një burrë austriak ka thyer një rekord botëror, duke qëndruar në një kuti të mbushur me akull për më shumë se dy orë e gjysmë.

Josef Koeberl mundi rekordin e mëparshëm që po ashtu e mbante ai me mbi 25 minuta, njofton Klan Kosova.

Ai arriti të qëndronte 2 orë e 30 minuta dhe 57 sekonda brenda një kutie qelqi e mbushur me akull deri në shpatullat e tij. Më shumë se 200 kilogramë kube akulli ishin të nevojshme për të mbushur kutinë, pasi Koeberl hyri brenda duke mos veshur asgjë përveç rrobave të notit.