Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
79-vite të martuar – Ky është çifti më i vjetër në botë

79-vite të martuar – Ky është çifti më i vjetër në botë

Kuriozitete August 31, 2020 - 07:54

Julio Ceasar Mora dhe gruaja e tij Waldramina Maclovia Quinteros nga Britania e Madhe kanë 79- vite të martuar, duke u kthyer kështu në çiftin më të vjetër në botë.

Julio është 110 vjeç, ndërsa Waldramina mbush 105 vjeçe në tetor. Nëse do të mbledhim bashkë moshën e çiftit, ata formojnë 214 vite e 358 ditë. Julio ka lindur në vitin 1908, duke u kthyer kështu në burrin më të vjetër në botë. Çifti gjithashtu është pjesë edhe e “Guinness World Records”. Sipas rrëfimit të tyre, ata kanë qëndruar në një lidhje për shtatë vite dhe më 7 shkurt të vitit 1941 u martuan.

Prindërit e të dyja palëve nuk ishin dakord me këtë martesë, e për këtë arsye ata realizuan një ceremoni intime dhe me pak të ftuar.

“Uniteti i familjes nën rregullat e dashurisë, respekti i ndërsjellë, puna e ndershme dhe edukimi i duhur i bazuar në vlerat e familjes, janë çelësat e bashkëjetesës së shëndetshme”, tha çifti në një deklaratë.

Ata rrëfyen më tej se janë prindër e pesë fëmijëve, kanë 11 nipër e mbesa, si edhe 21 stërmbesa dhe 9 nipër. Aura Cecilia, është një nga vajzat e tyre, ajo është shprehur për mediat se prindërit e saj parapëlqejnë të shkojnë në kinema, të kujdesen për kopshtin dhe të realizojnë darka me familjen. Megjithatë si pasojë e pandemisë ata janë izoluar së bashku dhe mezi presin që kjo situatë të marrë fund dhe të e gjitha familja të ribashkohet.

Image

Image

Image

Image