Disney konfirmon personazhin e parë biseksual në një film vizatimor

Disney konfirmon personazhin e parë biseksual në një film vizatimor

Kuriozitete August 16, 2020 - 23:22

Diversiteti po arrin të depërtojë edhe në Disney Channel. Në “The Owl House”, vajza 14-vjeçare, Luz Noceda, është personazhi kryesor i serialit. Pixar shfaqi një personazh kryesor homoseksual në një film të shkurtër në Disney Plus, por Luz është personazhi i parë biseksual që bën një debutim në një serial vizatimor.

Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit për t’u bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike, shkruan anabel. Një adoleshente e gjen veten të mbërthyer nga e keqja demonike dhe lufton forcat e së keqes së bashku me një magjistare rebele dhe një luftëtar.

“Në fillim, drejtuesit e Disney nuk ishin shumë të kënaqur me idenë e të paturit karaktere LGBTQ+” tha krijuesja e serialit, Dana Terrer, në një postim në Twitter.

“Fatmirësisht kokëfortësia ime shpërblehet dhe tani jam shumë e lumtur me mbështetjen aktuale të Disney”- ka shkruar ajo.

Image

Terrer ka marrë shumë reagime pozitive nga shikuesit. Shumë njerëz e falënderojnë për përfaqësimin e komunitetit LGBTQ+, duke thënë se ata do të donin të kishin patur një serial të tillë  kur ishin fëmijë.

Ajo inkurajon të tjerët të luftojnë për atë që duan të shohin të përfaqësuar në media dhe shoqëri.

“Përfaqësimi ka rëndësi!”, shprehet krijuesja e serialit.