Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Musk: Piramidat u ndërtuan nga alienët – reagon Egjipti

Musk: Piramidat u ndërtuan nga alienët – reagon Egjipti

Kuriozitete August 02, 2020 - 18:47

Egjipti ftoi miliarderin Elon Musk të vizitojë atë vend dhe të shihte vetë se piramidat e famshme nuk ishin ndërtuar nga të huajt.

Pronari i Tesla dhe Space X më parë njoftoi në Twitter se alienët morën pjesë në atë projekt ndërtimi dhe se është e qartë kjo gjë, transmeton Telegrafi.

Me atë rast, Ministrja egjiptiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Rania al-Mashat, reagoi.

Ajo deklaroi se piramidat nuk ishin ndërtuar nga të huajt, por nga faraonët dhe varret e tyre gjenden brenda piramidave, raporton BBC.

Në përgjigje të Mask në Twitter, ajo e ftoi atë të vinte në Egjipt.

Ekspertët pohojnë se varret e zbuluara në vitet 1990 janë provë e qartë se piramidat ishin ndërtuar nga egjiptianët e lashtë.