95-vjeçari që nuk i preu kurrë flokët, konsiderohet Perëndi në Indi

95-vjeçari që nuk i preu kurrë flokët, konsiderohet Perëndi në Indi

Kuriozitete July 08, 2020 - 19:25

Një 95-vjeçar respektohet si Perëndi nga banorët e provincës ku ai jeton.

Krejt kjo për shkak të gjatësisë së flokëve të tij gati 7.5-metërshe. Doddapalliah nuk i ka prerë asnjëherë flokët e tij, pasi që beson se do e humbte statusin e tij si hyjni, shkruan mediumi britanik Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Banorët e fshatit Chitradurga të Indisë e konsiderojnë atë të shenjtë, si dhe ia mirëmbajnë flokët.

Flokët e tij janë aq të gjata e të trasha, sa që ndihmësve iu duhen orë të tëra për t’ia dhënë dukjen që 95-vjeçari e kërkon.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë.