I riu që lëpiu guaskën e tualetit publik – rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

I riu që lëpiu guaskën e tualetit publik – rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

Kuriozitete March 26, 2020 - 18:10

Një djalë i ri nga Kalifornia i cili ishte përgjigjur pozitivisht sfidës së njohur si “coronavirus challenge”, e cila e detyronte atë ta lëpinte guaskën e tualetit publik, por ende pa kaluar disa ditë pas publikimit të videos ku shihet duke bërë një gjë të tillë, raportohet se ai është prekur nga coronavirusi.

I riu i njohur me nofkën si Larz, kishte postuar fotografinë e tij të shtrirë në një spital. E tëra kjo pasi kishte lëpirë guaskën e cila me sa duket ishte e infektuar, dhe kjo bëri që virusi të transmetohet edhe tek ai, transmeton Telegrafi.

“Kam rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit”, kishte shkruar 21-vjeçari nga Beverly Hills përbri fotografisë së publikuar e cila më pas i është shlyer.

Por, shumë tjerë që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë kritikuar të riun për veprimin e pamatur që i ka kushtuar shtrenjtë, derisa disa tjerë besojnë se kjo do të duhej t’i shërbente si leksion për herët e tjera. 

Image