Historia e njerëzimit, virusët që kanë marrë miliona jetë

Historia e njerëzimit, virusët që kanë marrë miliona jetë

Kuriozitete March 17, 2020 - 12:26

Bota aktualisht është duke u përballur me një pandemi e cila ka shpërthyer fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës. Virusi tashmë i njohur me emrin COVID-19 pothuajse është përhapur në gjithë botën.

Megjithatë në periudha të ndryshme kohore, njerëzimi është gotidtur nga virusë të ndryshëm.

Në vitet 165-180 njerëzimi ishte goditur nga virusi i quajtur “Murtaja e Antoninës” dhe kishte marrë dikur afro 5 milionë jetë njerëzish.

Më vonë në vitet 541-542 virusi i emëruar “Murtaja e Justinianit” kishte vrarë nga 30 deri në 50 milionë njerëz.

Ndërsa në vitet 1347-1351 kishte shpërthyer murtaja e quajtur “Vdekja e Zezë”, që kishte shkaktuar afro 200 milionë vitiktima.

Në këtë listë të virusëve janë edhe Kolera, Hiv Aids, SARS-i, MERS-i, Ebola, dhe tash së fundi i ashtuquajturi COVID-19.

Në ilustrimin e poshtëm gjeni historikun e virusëve që kanë goditur njerëzimin:

Image