Koronavirusi, ja kufizimet kufitare të shteteve europiane

Koronavirusi, ja kufizimet kufitare të shteteve europiane

Kuriozitete March 14, 2020 - 22:55

Shumë vende evropiane kanë marrë masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë dy ditëve të fundit shumë vende evropiane kanë vendosur për mbylljen e kufijve.

Ja një përmbledhje e të gjitha vendeve dhe masave të ndërmarra nga to.

Danimarka – Ndalon të gjithë të huajt që të hynë në vend pa pasur një qëllim të vlefshëm si vizita mjekësore emergjente ose pasi kanë marrë vizë qëndrimi.

Poloni – Prej ditës së dielë nuk do të lejohen shtetas të huaj të futen në territor.

Republika Çeke – Ndalon të gjithë shtetasit e huaj që të futen në vend përveç atyre me leje qëndrimi. Ndalon dhe largimi e shtetasve çekë nga territori.

Sllovaki – Mbyll kufijtë për të gjithë të huajt përveç Polakëve dhe atyre me leje qëndrimi.

Austri – Mbyll tre kalimet kufitare tokësore me Italinë për të gjithë të huajt, përveç atyre me një raporte mjekësore të lëshuar brenda katër ditësh. Nuk ka kufizime për shtetasit austriakë.

Ukraina – Mbyll kalimet kufitare për të huajt (përveç diplomatëve) për dy javë.

Hungaria – Mbyllin kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë

Sllovenia – Mbyllin gjashtë vendkalimet kufitare me Italinë. Ndërprejnë udhëtimin me autobus dhe tren. Të huajt mund të hyjnë vetëm me një raport mjekësor të lëshuar brenda tre ditëve.

Serbia – Mbyllën vendkalimet kufitare me Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë.

Rumania – Mbyllën kufijtë me Hungarinë, Ukrainën, Bullgarinë dhe Moldavinë.

Shqipëria – Mbyllin kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Italinë.