Studim: Ata që shërohen nga koronavirusi mund të mbeten me pasoja

Studim: Ata që shërohen nga koronavirusi mund të mbeten me pasoja

Kuriozitete March 14, 2020 - 14:50

Hulumtuesit në Hong Kong pretendojnë se personat e shëruar nga koronavirusi mund të mbesin me mushkëri të dëmtuara.

Në bazë të një studimi me 12 pacientë, të cilët ishin liruar nga spitali pas trajtimit për koronavirus, dy apo tre prej tyre kishin funksion të reduktuar të mushkërive. Shkencëtarët thanë se ata mbesnin pa frymë më lehtë kur fillonin të ecnin më shpejt.

Pacientët me virusin Covid-19 kanë pasur lëngje ose mbetje të tjera në mushkëri, të cilat mund të kenë ndikim më të keq më vonë me zhvillimin e sëmundjes, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Rezultatet e këtij studimi i publikoi Dr.OWen Tsang, i cili është marrë me trajtimin e pacientëve me koronavirus në Hong Kong, ku 77 nga 134 pacientët e diagnostikuar janë shëruar.

Ai dhe kolegët e tij zbuluan se pacientët me koronavirus kishin 20 deri në 30 për qind më pak kapacitet të mushkërive, që mund të shkaktonte bllokim të frymëmarrjes në rast të aktivitetit të shtuar fizik.

Covid-19 është një virus që shkakton kollitje të vazhdueshme, temperaturë të lartë dhe shkurtim të frymëmarrjes.

Në rastet më të rënda, virusi i ri mund të shkaktojë edhe pneumoni. Më të rrezikuar janë personat e moshuar dhe personat që vujanë nga sëmundjet kronike.