1816, viti kur nuk erdhi vera: Borë 15 centimetra në mes të qershorit
Në muajin korrik dhe gusht, temperaturat kishin rënë deri në 4 gradë Celsius. Viti kur nuk kishte verë, kishte shënuar një impakt të madh në bujqësi e ekonomi. Madje, viti 1816 ishte quajtur edhe “viti i varfërisë”, ngase kishte mungesë të produkteve agrikulturore dhe ishte rritur çmimi i atyre që mund të gjendeshin.
Edhe sot e kësaj dite, shkencëtarët nuk mund të pajtohen mbi shkaktarët e asaj gjendje të pazakontë të kushteve atmosferike që kishte përfshirë planetin.
Siç shkruan meteo24news.gr, në vitin 1816 ka pasur edhe ditë të ngrohta, por pas tyre gjithmonë kanë pasuar ditët e ftohta. Në Massachusetts të SHBA-së për shembull, temperatura kishte arrituar në 24 gradë Celsius më 24 prill, por vetëm brenda 30 orëve temperatura kishte rënë në -6 gradë Celsius.