Pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi
Nëse jeni një duhanpirës i rregullt, gjasat që mushkëritë tuaja të dëmtohen janë të mëdha
Së fundmi, nisur nga përhapja e Covid-19 që dëmton mushkëritë, ka vendosur në qendër të studimeve rastin e personave duhanpirës.
Statistikat tregojnë se në Kinë burrat e diagnostikuar me Covid-19 përbëjnë pak më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara.
Në Kinë, më shumë se gjysma e burrave janë duhanpirës, ndërsa gratë që pinë duhan janë 2% më pak se ta. Pirja e duhanit mund të jetë një faktor i rëndësishëm përsa i përket infektimit.
Ekzpozimi ndaj duhanit dhe produkteve të tij dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe këtu nuk përbën përjashtim as koronavirusi.
Koronavirusi sulmon sistemin respirator (të frymëmarrjes) dhe mushkëritë janë organi më i rëndësishëm i këtij sistemi për shkak se bëjnë shkëmbimin e gazeve oksigjen dhe dyoksid karboni, shkruan Anabel.
Thënë kjo, që duhanpirësit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit sepse organizmi i tyre ka më pak aftësi për të shmangur infeksionin.
Ekspertët po punojnë ende në lidhje me analizën e plotë të koronavirusit, ndaj deri atëherë të gjithë njerëzit pa përjashtim duhet të kenë higjienë të lartë