Gjyshja nga Krusha e Madhe feston ditëlindjen e 105-të (Foto)
Kuriozitete
March 03, 2020 - 21:18
Mund të duket e pabesueshme, por një nga gratë më të vjetra në Evropë, mund ta gjeni në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.
Gjylferie Veseli, është gruaja e cila ka festuar dje ditëlindjen e 105-të, shkruan Zëri.info
Ajo ka lindur më 2 mars të vitit 1915 dhe banorët nga Krusha, kanë publikuar edhe dokumente që vertetojnë se ajo ka mbi një shekull jetë.