Pas 49 ditëve e ngrirë, Jean Hilliard zgjohet dhe vazhdon jetën
Jean Hilliard, ishte përfshirë në një aksident trafiku me makinë.
Ishte dimër, acarë, ku temperaturat shënonin nën zero gradë celsius. Ajo pas aksidentit filloi të ecë në drejtim të shtëpisë së shokut të saj, e cila gjendej 2 mile larg nga vendi ku ajo kishe përjetuar aksidentin, transmeton Zëri.info.
15 hapa para së të arrin tek e dera e shtëpisë së shokut, ajo përjeton kolaps. Temperatura e trupit të saj kishte rënë në - 22 gradë. Atë e kishin gjetur në ora shtatë të mëngjesit, pas qëndrimit të saj gjashtë orësh në të ftoftë.
Doktorët e kishin të pamundur ta menaxhonin hipoterminë, ishte a pamundur që të shponin lëkurën e saj pasi që ishte forcuar nga ngrirja.
Në krye të kësaj askush nuk mund të lexonte saktësisht temperaturën e trupit të Jean, pasi që ajo ishte tepër e ulët.
Te rrahurat e zemrës ishin aq të ngadalta, sa që shkonin 12 të rrahura në minutë.
Doktorët pas shumë përpjekjeve për ta shpëtuar atë, vendosën që ta fusnin dhe ta mbështjellin me një batanije elektrike, në mënyrë që ta shkrijnë trupin e saj në ngrirë.
Pasi 49 ditëve të kaluara në spital, mrekullia ndodhi. Jean mbijetoi dhe u zgjua. Truri i saj filloi të punoj dhe nuk kishe pësuar as një dëmtim./ Zëri.info