Çudia kosovare: Nusja me “duvak” niset drejt Evropës
Kuriozitete
March 01, 2020 - 08:33
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Aty është parë një nuse me “duvak” në kokë.
Në video shihet se si një vajzë është duke pritur në rradhë e rregulluar si një nuse, tipike shqiptare, me duvak në kokë, ky që vishet së bashku me veshjet e nusërisë, të njohura si “dimi e jelek”.
Por kjo nuse kosovare në aeroport ka vendos ta vë vetëm duvakun dhe e grimosur.