Modelja tatuazhon brendinë e syve, rrezikon të humbasë shikimin

Modelja tatuazhon brendinë e syve, rrezikon të humbasë shikimin

Kuriozitete February 29, 2020 - 23:41

Një modele është lënë pothuajse e verbër, pasi bëri tattoo brendinë e syve.

Aleksandra Sadovska, 25 vjeç, nuk shikon më nga syri i djathtë dhe po humbet shikimin edhe nga i majti. Modelja, që e bëri tatuazhin në Varshavë, Poloni, sepse donte të dukej si muzikanti i saj i preferuar, lyu me bojë të zezë pjesën e bardhë të syve.


Artisti që e bëri këtë procedurë përballet me deri në 3 vjet burg.

Aleksandrës iu tha në fillim se dhimbja që ndiente ishte normale, por tani sipas mjekëve nuk ka më asnjë mundësi që shikimi i saj të kthehet.

Ajo thotë: “Dëmi tani është shumë i madh për tu riparuar, por unë nuk do të mbyllem në shtëpi dhe të qaj për këtë. Jam e trishtuar, por jeta vazhdon.”

Boja e përdorur ishte e përshtatshme vetëm për lëkurën dhe jo për brendinë e syve.

Hetimi për artistin që bëri procedurën ende vazhdon.