Zbulohen municione të ‘varrosura’ nën shkëmb, banorët e këtij fshati do të duhet të evakuohen për 10 vite
Një fshat në Zvicër duhet të evakuohet për më shumë se një dekadë derisa autoritetet të pastrojnë një depo të madhe me armë të Luftës së Dytë Botërore.
Ministria e Mbrojtjes tha vitin e kaluar se depo e fshehtë paraqiste një rrezik të madh për banorët në Mitholz.
Ndërsa tani, autoritetet shprehen se banorët duhet të largohen derisa depo të pastrohet nga armët.
“Në varësi të mënyrës se si do zhvillohet puna, evakuimi mund të zgjasë më shumë se 10 vite,”– tha ministria.
Banorët do të duhet të aprovojnë planin për tu larguar nga zona.
Ndërsa po zhvillohet një konsultim publik për të diskutuar se si mund të procedohet më mirë.
Depoja me armë shpërtheu pjesërisht në vitin 1947, duke vrarë nëntë njerëz dhe shkatërroi stacionin e trenit aty pranë.
Por më shumë se 70 vjet më vonë, rreth 3.500 ton municione mbeten të varrosura nën shkëmb në këtë zonë.
Sipas një raporti të vitit 2018, rreziqet nga kjo depo ishin nënvlerësuar dhe heqja e municioneve mund të ishte komplekse pasi shkëmbi do të duhet të hiqet shtresë për shtresë.
Dhe zyrtarët besojë se përgatitja për heqjen do zgjasin së paku 10 vite, përfshirë ndërtimin e një rruge urgjente për të shmangur kalimin në zonë.